Transaksionet e dyshimta nga fondi i 3 %-shit – tërheqje parash deri në vitin 2012
Qindra mijëra euro janë tërhequr nga ky fondi i 3 përqindëshit mes viteve 2006-2011. Shuma prej 512 mijë e 936 eurove është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta. Bukoshi e ka pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh. Ka thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë kryeministri aktual Isa Mustafa. E, Mustafa ka heshtur.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed