Hulumtimi i ri tregon se bota po bëhet më e pikëlluar dhe më e inatosur së asnjë herë më parë

Hulumtimi i ri tregon se bota po bëhet më e pikëlluar dhe më e inatosur së asnjë herë më parë

Bota nuk është një vend i lumtur, sidomos për njerëzit të cilët jetojnë në të, shkruan Insajderi.

Këtë javë, firma e analitikëve Gallup ka ndarë rezultatet e një hulumtimi global që është bërë përmes një ankete për të matur temperaturën emocionale të njerëzve të botës.

Raporti sugjeroi se njerëzit janë më të pikëlluar, më të nervozuar, dhe janë më të shqetësuar se më parë, gjetje këto të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin global.

Në vitin 2018 Gallup kishte bërë një raport ku kishte intervistuar më shumë se 151 mijë njerëz të rritur të cilët jetojnë në 140 vende.

Ata i pyetën të anketuarit se si diheshin gjatë ditës, nëse ata buzëqeshnin apo qeshnin shumë gjatë ditës  ose nëse ndiheshin të pikëlluar apo të inatosur.

Ata panë se numri i njerëzve të cilët kishin thënë se vitin e kaluar kishin përjetuar shumë inat dhe pikëllim, këtë vit ishte rritur dyfish.

Hulumtimet e shumta të bëra në këtë fushë, kanë parë ndikimin e ndjenjave negative në shëndetin fizik.

Në shumë raste inati i madh ka rezultuar në sulm të zemrës, ankth dhe depresion.

Nëse njerëzit vazhdojnë ti kenë këto emocione, ne do të drejtohemi drejtë një të ardhme ku shoqëria globale ëstë e pashëndetshme, një situatë kjo e cila ka efektet e saj anësore./Insajderi.com