Humb jetën një person si pasoj e aksidentit në magjistralen Prizren – Gjakovë

Humb jetën një person si pasoj e aksidentit në magjistralen Prizren – Gjakovë

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prizren – Gjakovë, më saktësisht në afërsi të fshatit Krushë, ka humbur jetën një person, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për Gazetën Online Insajderi ka thënë se “në aksident kanë qenë të përfshira tri mjete, një veturë, një limozinë dhe një traktor, me ç’rast një person i moshës 27 vjeçar ka humbur jetën”.

Aksidenti ka ndodhur në orën 19:45, si dhe njësitë relevante janë duke i kryer proceduarat hetimore të radhës.

“Përveç viktimës, edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj./Insajderi.com