Humbi në finale, trajneri i Llapit akuzon Besën për kurdisje

Humbi në finale, trajneri i Llapit akuzon Besën për kurdisje

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka akuzuar fituesen e Kupës së Kosovës, Besën e Pejës, për kurdisje të ndeshjes së Superligës së Kosovës ndaj Trepçës.

Ndeshja Trepça – Besa, e zhvilluar para dy javësh, ka përdunduar me fitoren e Trepçës, e cila ka rënë nga Superliga. Pas ndeshjes, u hapën dyshime për kurdisje në këtë ndeshje, raporton Insajderi.

E Batatina, pas humbjes në finalen e Kupës së Kosovës nga Besa dhe humbjes së mundësisë për të luajtur në garat evropiane, ka drejtuar akuza ndaj klubit pejan.

“Besa e Pejes ka qenë kurdisja e ndeshjeve dhe prokuroria besojë që do ta zbardh rastin edhe ky klub duhet të kaloj në ligen e dytë pasi ka manipuluar ne kampionatë dhe në kup me Trepqen”, ka shkruar Batatina në rrjetin social Facebook.

Ai ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë ndeshjen Trepça – Besa.

“Besojë prokuroria do ti kërkojë videot nga lojtarët e Trepçës, ku ashiqare folet për kurdisjen e ndeshjes por besojë në prokurori dhe instutucione tona shtetrore”, ka thënë ai.

Llapi u mposht nga Besa në finalen e Kupës së Kosovës, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4-2. /Insajderi.com