Humbi zgjedhjet për kryetar komune bëhet zëvendësministër

Humbi zgjedhjet për kryetar komune bëhet zëvendësministër

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt ka shkuar në 63.

Me vendim të Haradinajt, të martën, Rexhep Kadriu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës.

Numri i zëvendësministrave mund të kthehet në 62 pasi Muharrem Nitaj, zëvendësministër i Arsimit pritet të marrë postin e deputetit të PAN-it.

Rexhep Kadriu i cili vjen nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës (AAK), në zgjedhjet e fundit lokale ka kandiduar për kryetar të komunës së Gjilanit.