Humbin jetën 17 persona në një aksident hekurudhor në Tajvan

Humbin jetën 17 persona në një aksident hekurudhor në Tajvan

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ndodhi të dielën në verilindje të Tajvanit.

Treni me 310 pasagjerë doli nga binarët në provincën Yilan.

Duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, raporton se treni i aksidentuar qarkullonte në linjën Taipei-Taitung.

Sipas informacioneve të para në aksident jetën e kanë humbur 17 persona dhe janë lënduar 30 të tjerë.