fbpx

Hutchison: Të tejkalohen problemet historike Kosovës-Serbi

Hutchison: Të tejkalohen problemet historike Kosovës-Serbi

Ambasadorja e SHBA-së pranë NATO-s  Kay Bailey Hutchison vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të lehtësonte problemet e tjera në të dy anët.

“Ne duam që Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizimin, i cili do të kontribuojë në zbutjen e shumë çështjeve të tjera të hapura që kanë të dyja vendet”, tha ajo.

Diplomatja amerikane thotë se dëshira e NATO-s është që të tejkalohen problemet historike dhe të krijohet vendosja e të drejtës përfshirëse të pakicave në të dyja anët e kufirit.

Kur është fjala për marrëdhëniet me FSK-në pas ndryshimit të mandatit në ushtri, ambasadorja Hutchison vlerëson se Aleanca do të vazhdojë të punojë me autoritetet e Kosovës për vendosjen e shërbimit ushtarak, i cili do të rregullohej në mënyrë të duhur. “Kjo do të thotë përfshirjen e të gjitha grupeve minoritare, por gjithashtu rritja e forcave është për dobinë dhe sigurinë e Kosovës,” përfundoi Hutchison. Ambasadorja amerikane ndodhet në Bruksel, ku në takimin ministror të mërkurën dhe të enjten pritet diskutimi mbi angazhimin e mëtejshëm të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit.