Hykmete Bajrami shërohet me COVID-19

Hykmete Bajrami shërohet me COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është shëruar nga COVID-19, njofton Insajderi.

Ajo ishte vetizoluar javë më parë, madje disa ditë edhe ishte hospitalizuar.

“Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo tha se do të vazhdojë aktivitetin politik dhe do të marrë pjesë sot në seancë kur do të votohet projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”. /Insajderi.com