Hysajn e kërkojnë tre skuadra të mëdha

Hysajn e kërkojnë tre skuadra të mëdha

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është futbollisti më në formë shqiptar momentalisht, dhe kërkesat për shërbimet e tij nuk kanë munguar.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi ka thënë për “Radio KDF” se tre klube të mëdha kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit.

“Unë mendoj që janë dy –tre klube të mëdha evropiane, një gjerman dhe spanjoll që kanë shfaqur interes për të, por nuk e di për cilat ekipe bëhet fjalë”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit shqiptar.

Ai nuk i tregoj tre skuadrat në fjalë por ditët e fundit në mediet italiane është folur për një interesim të Bayern Munichut. /Insajderi.com