“Hysamedin Feraj le ta gjejë një shtet tjetër për të vazhduar eksperimentet e tij komuniste”

“Hysamedin Feraj le ta gjejë një shtet tjetër për të vazhduar eksperimentet e tij komuniste”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj, është i dëmshëm për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Në një shkrim skandaloz në Facebook, në të cilin e ka akuzuar si “pro-rus” zyrtarin e lartë të administratës Trump, Feraj ka linçuar edhe pronarë mediash. Ka thënë se Grenelli dhe mediat po lobojnë për “kthimin e pjesshëm ose të plotë të Serbisë në Kosovë”.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë”, ka shkruar Feraj.

Në një shkrim në Facebook, Gjoshi ka deklaruar se deklarata e Ferajt është e rrezikshme dhe është vazhdimësi e gjuhës që Qeveria Kurti ka zgjedhur për të komunikuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi i plotë i Betim Gjoshit:

FAQEZIU HYSAMEDIN FERAJ LE TA GJEJË NJË SHTET TJETËR PËR TË VAZHDUAR ME EKSPERIMENTET E BABALLARËVE TË TIJ KOMUNIST

Nuk po mundem të kaloj këtë ditë pa i thënë disa fjalë për Hysamedin Ferajn, njërin nga Komisarët e Vetëvendosjes në Tiranë. Ai ka bërë sot një deklaratë që është e rrezikshme dhe është vazhdimësi e gjuhës që kjo qeveri ka zgjedhur për të komunikuar me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është deklaratë e rëndë pas asaj të këshilltares së kryeministrit të shkarkuar, Albin K. e cila akuzonte ShBA-të për sabotim të Republikës së Kosovës duke mbajtur anën e Serbisë.

<< 2020 >>

Mjerani Feraj po vazhdon si paraardhësit e tij komunist që të sheh armiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalët e tij janë të dëmshme për Kosovën dhe Shqiptarët. Këto fjalë bëhen edhe më të dëmshme kur e dijmë se ai është i afërt me kryeministrin e shkarkuar dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin K.

Ja çfarë shkruan sot faqeziu Hysamedin Feraj: “Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbi lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë”.

Faqeziu Hysamedin Feraj nuk ka Atdhe. Ai mund të ketë vetëm shtet, por Atdhe nuk ka, sepse ai nuk do ta luftonte kaq shumë Kosovën dhe rrjedhimisht edhe Shqipërinë.

Faqeziu Hysamedin Feraj duhet të gjejë një shtet tjetër për të vazhduar me eksperimentet e baballarëve të tij komunist që shkatërruan popullin e vet për 50 vite. Kosova është vendi i gabuar që ai ka zgjedhur.

<< 1946 >>

Edhe në vitin e largët 1946 baballarët ideologjikë të mjeranit Feraj deklaroheshin njejte kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë e dijmë se cila ishte rruga që zgjodhi Shqipëria në atë kohë dhe të gjithë e dijmë se ku përfunduan shqiptarët e Shqipërisë për 50 vite: në mjerim.

Diktatori Enver Hoxha e kishte shtyrë një kongres në atë kohë për 2 ditë vetëm me qëllim që të kishte mjaftueshëm kohë të përgatiste një fjalim me akuza për misionin amerikan që ishte present në Shqipëri. Ai ishte konsultuar me jugosllavët dhe rusët, të cilët nuk donin që amerikanët të ishin prezentë në Shqipëri ose të ishin present me një përfaqësim thjesht formal.

<< 2020 >>
Mjerani Feraj me akuzat e tij kundër një zyrtari të lartë amerikan që përfaqëson 17 agjenci të sigurisë amerikane, po sulmon shtetin e Kosovës, drejtpërdrejt. Akuzat e tij i shkojnë në favor vetëm Serbisë dhe Rusisë, të cilat qëllimet i kanë të njejta sikur në vitin 1946. Ato nuk duan që shqiptarët të jenë në aleancë strategjike me amerikanët, por të futen nën kontrollën ruse.

Albin K. duhet të distancohet urgjentisht nga zyrtarët e qeverisë dhe të partisë së tij.