Hyseni takohet me ambasadorin gjerman Rohde – Flasin për dialogun

Hyseni takohet me ambasadorin gjerman Rohde – Flasin për dialogun

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur vetë Hyseni, në këtë takim të zhvilluar me ambasadorin gjerman, është diskutuar për rrjedhën e deritashme të negociatave me Serbinë dhe për rëndësinë e përkrahjes gjermane për proceser nëpër të cilat po kalon vendi.

“Biseduam për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi. Duke çmuar lartë kontributin e madh të Gjermanisë dhe përkrahjen për Kosovën, dhe përkushtimin e Kancelares Merkel, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në Facebook.

“Ambasadori Rohde, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Gjermainsë për Kosovën dhe rajonin mbetet  i palëkundshëm”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com