Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot para Speciales

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot para Speciales

Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mbajnë sot seancën e radhës për ecurinë e çështjes në Hagë, njofton Insajderi.

Seanca do të mbahet në ora 11:00.

Ndërkaq, për rastin ndaj Salih Mustafës është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë. /Insajderi.com