Hysni Gucati kritikon ashpër Albin Kurti: Erdhe në pushtet u duke si foshnje e prosalindur

Hysni Gucati kritikon ashpër Albin Kurti: Erdhe në pushtet u duke si foshnje e prosalindur

Hysni Gucati, kryetari i OVL së UÇK-së ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurtin duke thënë se kanë pritur shumë nga kjo qeveri, shkruan Insajderi.

Gucati ka ironizuar me Kurtin duke e cilësuar si “shpëtimtar”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati është shprehur se shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së këtij të fundit.

“Prite me muaj ta formoje qeverinë, qeverinë e pa shpresë, qeverinë zhgënjimtare, qeverinë e ëndërrave të humbura për shumë kë. Dhe kur erdhe në pushtet nuk u duke si pushtetar, por si foshnje e posalindur”, ka shkruar ai mes tjerash.

Sipas tij Kurti çdo ditë po duket me minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.

“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.