Hysni Gucati paraqitet sot në Speciale

Hysni Gucati paraqitet sot në Speciale

Hysni Gucati, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të paraqitet të enjten para Dhomave të Specializuara.

Më 25 shtator ai u arrestua në selinë e OVL të UÇK-së, pas tij u arrestua edhe nënkryetari, Nasim Haradianj.

Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet. /Insajderi.com