Adem Grabovci që së fundmi ishte distancuar nga politika pas publikimit të përgjimeve ku ai dëgjohej duke i përzgjedhur anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike ka dështuar në zgjedhjen e Brendshme të PDK-së.
Në votat e Këshillit Drejtues të kësaj partie Grabovci ka marrë 323 vota dhe është renditur i 24.
Grabovci po ashtu është duke u përballur me drejtësinë në rastin e njohur si Pronto ku ndaj tij është ngritur aktakuzë dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së, shkruan Insajderi.com
Anëtari më i votuar është kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili me 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.
Femra më e votuar për Këshillin Drejtues është deputetja e Blerta Deliu-Kodra me 406 vota.
Kjo është lista e më të votuarve:
- Uran Ismaili 461 vota
- Bajrush Xhemajli 458 vota
- Hajredin Kuçi 453 vota
- Bedri Hamza 433 vota
- Idriz Vehapi 434 vota
- Andin Hoti 430 vota
- Agim Aliu 421 vota
- Blerta Deliu 406 vota
- Abelard Tahiri 396 vota
- Adem Grabovci 323 vota
- Agim Çeku 346 vota
- Arben Gecaj 288 vota
- Bekim Haxhiu 211 vota
- Bekim Jupa 188 vota
- Besim Beqa 247 vota
- Blerand Stavileci 344 vota
- Bujar Cakolli 291 vota
- Dhurata Hoxha 318 vota
- Donika Ahmeti 213 vota
- Enver Hoxhaj 351 vota
- Fadil Beka 396 vota
- Fadil Nura 294 vota
- Flora Brovina 303 vota
- Ganimete Musliu 358 vota
- Hajdar Beqa 294 vota
- Ilir Kurtishi 137 vota
- Ilir Popa 142 vota
- Isma Syla 282 vota
- Hisni Kilaj 216 vota
- Kushtrim Shkodra 243 vota
- Laura Zherka 177 vota
- Lirak Çela 320 vota
- Lulzim Shoshi 134 vota
- Memli Krasniqi 405 vota
- Mergim Lushtaku 331 vota
- Migjen Shala 195 vota
- Njazi Kryeziu 269 vota
- Qemal Mustafa 352 vota
- Ram Buja 373 vota
- Ram Vataj 389 vota
- Safete Hadergjonaj 388 vota
- Sami Lushtaku 364 vota
- Sejdi Hoxha 307 vota
- Shaqir Foraj 404 vota
- Shemsi Veseli 345 vota
- Sherif Sejdiu 116 vota
- Zenun Pajaziti 322 vota
- Shkurta Dajaku 175 vota
- Sokol Bashota 355 vota
- Ylber Qitaku 261 vota
- Xhavit Gubetini 97 vota