I akuzuari për krim të organizuar përkrah Vjosa Osmanin

I akuzuari për krim të organizuar përkrah Vjosa Osmanin

Djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, kësaj radhe ka dal në përkrahje të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi që është bërë në Facebook, Ukë Rugova, shihet në një odë në Gollak së bashku me Gani Gecin si dhe Hazir Borovcin, derisa, më këngë e valle festojnë kandidaturën e Osmanit.

“LDK besë dhe shpresë per Kosovën. Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre.✌️✌️”, shkruhet në postim.

Ukë Rugova është zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit të  Përgjithshëm në LDK, derisa, edhe ai ka votuar pro kandidaturës së Osmanit për kryeministre

Rugova para dy vjetëve ka qenë në krah të Ramush Haradinajt, duke e bërë të mundshëm koalicion PAN përmes votës së motrës së tij, Teuta Rugovës që ka qenë për të dytin mandat deputete e LDK-së.

Si “mësit” i këtij koalicioni, Rugova arriti të bëjë edhe Dardan Gashin, zëvendëskryeministër dhe ministër të Diasporës.

LDK besë dhe shpresë per Kosovën.Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre.✌️✌️

Gepostet von Oda e Gollakut am Donnerstag, 29. August 2019