I akuzuari për vrasje të rëndë në Kosovë, kapet në Gjermani duke vozitur

I akuzuari për vrasje të rëndë në Kosovë, kapet në Gjermani duke vozitur

Në mesditën e të shtunës, policët në Mindelheim, Landi i Bavarisë, kanë kapur një burrë 28-vjeçar derisa po përdorte telefonin mobil gjatë ngasjes së makinës, shkruan polizei.bayern.de.

Atë e kishin ndaluar për ta kontrolluar pasi kishin parë se po telefononte duke qenë në vozitje e sipër.

Por, siç konstatojnë ndërkohë policët, personi në fjalë që po e ngiste një mercedes, ishte i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare për një vrasje të rëndë, të kryer në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Shtetasi kosovar është dërguar në burgun për deportim, prej nga do të transportohet në Kosovë, ku e pret dënimi me burgim të përjetshëm.