I çmendur pas tij, fansi bën tatuazh në trup autografin e reperit shqiptar

I çmendur pas tij, fansi bën tatuazh në trup autografin e reperit shqiptar

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar dhe të suksesshëm. Këngët e tij kthehen në hite dhe reperi ka mbledhur rreth vetes një numër të madh fansash të cilët e përcjellin në cdo hap.

Së fundmi, një ndër fansat ka bërë për reperin një gjest që atij i ka lënë shumë mbresa. Marcus, një fans vërtetë i zjarrtë, ka bërë tatuazh autografin e Gashit në krahun e tij.

Gashi ka publikuar një foto të tatuazhit në profilin e tij të Instagramit ku shkruan se Marcus është paraqitur në të gjitha shfaqjet e tij mbarë Evropën e me gjestet e tij ka fituar dhe dashurinë e reperit.