I dalin në rrugë dhe qëllojnë drejt tij – shpëton për pak

I dalin në rrugë dhe qëllojnë drejt tij – shpëton për pak

Ka mundur të jetë fatale e enjtja e kaluar për një person i cili u gjet në një situatë që nuk e kishte paramenduar.

Në Fshatin Medvec, afër Feronikelit, ishte e enjten rreth orës 21:30 kur një person duke lëvizur me automjetin e tij disa veta e kanë sulmuar dhe kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri.

Personat, ende të panjohur, i dolën në rrugë dhe filluan të gjuajnë në drejtim të tij, njofton Insajderi.

Ai kishte arritur të shmangej disi dhe të ikte me veturë, derisa më pas ka njoftuar policinë.

Policia ende nuk di shumë detaje. Nuk dihen as motivet e kësaj ngjarje, derisa për të ende askush nuk është arrestuar.