I dashuri i Morenës e pranon se është homoseksual

I dashuri i Morenës e pranon se është homoseksual

Nuk kanë kaluar as një muaj që kur lidhja e tyre u bë publike, por pa dashjen e tyre, nga një fotografi në profilin e Sashës
Morena Taraku dhe miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani bën edhe tatuazh emrin e njëri-tjetrit, madje dhe komentet si dhe InstaStoryt ku dyshja shihej së bashku nuk munguan.

Por, çdo gjë mori fund shumë shpejt!

Ata ka pak ditë që janë ndarë, e këtë e bënë të ditur vet çifti teksa publikonin video e shkrime të ndryshme në llogaritë e tyre në Instagram.Si fillim ishte Morena ajo që publikoi një Story ku thoshte se ai ishte homoseksual, ndërsa nuk mungoi dhe përgjigja e Sashës i cili publikoi video ku po argëtohej me disa femra, e duke vazhduar më tej me kundërpërgjigje ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, në një video të publikuar, por që u largua shumë shpejt, shihet miliarderi duke mbajtur në dorë një ‘flutarake’ me ngjyrat e komunitetit “LGBT”, duke shtuar më shumë dyshimet rreth seksualitet të tij, ashtu siç edhe tha bukuroshja nga Prishtina.Por, se çfarë ka të vërtetë në këtë mes mbetet të shihet!