I dehur sulmon fizikisht nënën e tij

I dehur sulmon fizikisht nënën e tij

Një person është arrestuar të martën në Gjakovë nën dyshimin se se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, njofton Insajderi.

Policia njofton se në momentin e incidentit, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.

“Gjakovë 02.02.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com