I dënuari në rastin “Bllaca” pas urdhrit nga Gjykata: Lërmëni të qetë me sëmundjen time

I dënuari në rastin “Bllaca” pas urdhrit nga Gjykata: Lërmëni të qetë me sëmundjen time

I dënuari në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari nëpërmjet një letre publike ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ai duhet të kthehet në burg, përkundër faktit që vunë nga sëmundja.

Ai thotë se sëmundja e tij iu ka shfaqur në burg në rrethana misterioze, ku gjatë dy viteve nuk iu është gjënë trajtim as barna nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, derisa sëmundja ka marrë përmasa kritike.

Hajdari i cili ka dokumente që duhet të jetë me shoqërues, ka shkruar senë rastin e tij kërkon që të zbatohet vetëm ligji.

“Unë çdo ditë  ballafaqohem me sëmundje që ma rrezikon jetën, kurse, ata  marrinë vendim që të më kthejnë në burg, përkundër faktit se ka dokumente që nuk mund të trajtohem në burg për shkak të mungesës së kushteve”, tha ai.

Sipas tij, nuk kundërshton vendimin që merr gjykata por ka kërkuar që në burg t’iu sigurohen barnat që nuk gjenden në Kosovë.