dzseher_111_lug", ka postuar një status në rrjetin social në të cilin e fyen presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe i dëshiron vdekj" />
Vuçiq në Instagram

I dëshiroi vdekjen djalit të Vuçiqit – Vuçiq i përgjigjet në Instagram

Një person e ofendon Vuçiq-in në Instagram. Presidenti serb i përgjigjet.

I dëshiroi vdekjen djalit të Vuçiqit – Vuçiq i përgjigjet në Instagram

Një person që në Instagram e ka llogarinë “dzseher_111_lug“, ka postuar një status në rrjetin social në të cilin e fyen presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe i dëshiron vdekjen djalit të tij.

Në përshkrimin e profilit të tij thuhet se ai është nga Novi Pazari, qytet në Serbi, njofton Insajderi.

“S’ka shpëtim për serbët, derisa ata vazhdojnë t’u besojnë fjalëve të Vuçiqit të ndyrë”, shkruan ky person duke vazhduar statusin e tij me dëshirën që të vdes djali i presidentit serb.

Vuçiq e ka parë këtë ofendim që është bërë ndaj tij dhe ka reaguar po në Instagram.

“I nderuar, të gjithë me atë që thonë e tregojnë vetën. Të dëshiroj ty, familjes tënde dhe qytetarëve të mi në Novi Pazar shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Kujdes”, shkroi Vuçiq në komentin e tij./Insajderi.com