I dezinfektohet shtëpia të prekurit me koronavirus nga Podujeva

I dezinfektohet shtëpia të prekurit me koronavirus nga Podujeva

Komuna e Podujevës ka marr masa menjëherë pasi një person nga ky qytet është konfirmuar se është infekstuar me virusin e njohur si COVID-19, shkruan Insajderi.

Menëherë zyrtarët komunal kanë kontraktuar një komapni për t’ia dezinfektuar shtëpinë të prekurit me koronavirus, si dhe shtëpitë tjera të lagjës së tij.

“I infektuari nga Podujeva është nga fshati Dumnicë, komuna dërgon kompani për të dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga vjen i prekuri me koronavirus. Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës pēr dezinfektim menjëherë ka shkuar në fshatin Dumnicë, për t’i dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga vjen i prekuri me coronavirus”.

“Në të njejtën kohë ka filluar dezinfektimi i objekteve të QKMF në Podujevë, Stacionit të Policisë, Objektit të Administratës Komunale dhe objekteve të tjera publike. Do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve të tjera të banimit kolektiv në qytet, kurse nesër në mengjes në Lagjen e Dēshmorëve. Dezinfektimi do të kryhet edhe gjatë orëve të vona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe të mos bëjnë panik”, thuhet në një njoftim.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme do të dërgohen në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës dy persona që kanë pasur kontakt me të infektuarin nga Podujeva, për t’i bërë testet nëse janë prekur nga koronavirusi apo jo.

Të njëjtit janë kontrolluar në Qëndren e Mjekësisë Familjare në Podujevë, por për shkaqe sigurie do të dërgohen edhe në Prishtinë. /Insajderi.com