I dyshuari për vrasjen e sotshme në Fushë Kosovë me probleme mendore

I dyshuari për vrasjen e sotshme në Fushë Kosovë me probleme mendore

Në vrasjen makabër në që ndodhi sot, e hënë, rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë, dyshohet se dorasi ishte djali ndërsa viktima babai i tij.

Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë raport mes dorasit e viktimës, por kanë thënë se dyshohet që “ka lidhje familjare”, njofton Insajderi.

Tani, komshinjtë e kësaj familje që përjetoi tragjedi sot, thonë se i dyshuari për vrasje, që krimin e kreu me sëpatë, ka probleme mentale.

Ata, në një prononcim për televizionin Klan Kosova, kanë treguar se djali ka pasur probleme të vazhdueshme mendore prej kohësh.

Policia kur e kishte konfirmuar rastin për Inasjderi-in, sot gjatë ditës, kishte thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje, e as nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht raportin babë-djalë mes viktimës e agresorit.

Gjithashtu, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje/Insajderi.com