I gjendet arma me 8 fishekë, nëna e të dyshuarit s’i lejon policët ta kontrollojnë veturën

I gjendet arma me 8 fishekë, nëna e të dyshuarit s’i lejon policët ta kontrollojnë veturën

Një pistoletë dhe 8 fishekë janë gjetur në veturën e një të dyshuarit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në veturë, nëna e të dyshuarit ka penguar policët në kryerjen e detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit si pasagjere kishte qenë edhe nëna e tij e cila kishte ndërhyrë dhe kishte penguar policët në kryerje të detyrës. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa nënës së tij i është iniciuar lënda dhe është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com