“I goditur me mjete të forta dhe i shqyer në anus”, detaje nga autopsia e 11-vjeçarit

“I goditur me mjete të forta dhe i shqyer në anus”, detaje nga autopsia e 11-vjeçarit

I mituri nga Fushë Kosova, 11-vjeçari K.Veseli, që u gjend i vdekur të enjten e kaluar, nuk kishte mundur t’i përballonte goditjeve me mjete të forta në kokë dhe dëmtimin e anusit që dyshohet se ia kishte shkaktuar i dyshuarit Sefedin Osmani, një 20-vjeçar, i komuniteti ashkali, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi nga burimet e saj brenda Institutit Mjeko Ligjor (IMK), merr vesh se 11-vjeçarit, iu kishte shqyer anusi ku më pastaj edhe kishte marr goditje me mjete të mprehta në kokë.

“Ai ka qenë i dhunuar. Ka pas anusin e shqyer edhe me mjete të forta ka qenë i goditur në kokë”, kanë thënë burimet për Insajderin.

K.Veseli ishte gjetur i vdekur më 11 korrik poshtë shkallëve të një ndërtese në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se trupin e 11-vjeçarit e kishin gjetur pa shenja jete rreth orës 17:30.

Rastin për Insajderin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)” kishte thënë Ahmeti.

Por për këtë rast policia kishte qenë e informuar që nga janari i këtij viti. Nëna e viktimës, Makfire Veseli kishte thënë për Express, se kishte njoftuar policinë para shtatë muajve, po ashtu sipas saj të informuar kishte qenë edhe familja e të dyshuarit, Sefedin Osmani.

“Djali më dilte nëpër kanta dhe më vinte e qante më tregonte për rastin. Po unë njëherë e lashë. Nuk e lajmërova hiç policinë.  Mandej e lashë, erdhën vetë policia, që u lajmërua djali në polici. Unë kam qenë të familja jem. Kanë ardh policia e Fushë Kosovës. Edhe më thanë ‘Makfire a e din që e kanë dhunua djalin. Thashë po, djali më ka kallxu”, kishte thënë Makfrija.

Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës, është duke pritur rezultatet e autopsisë për të vepruar tutje me rastin.

Laureta Ulaj, Zyrtare për Mardhënie me Publikun ka thënë për Gazetën Insajderi se deri më tani nuk kanë marr ndonjë raport nga autopsia e tij. Ajo ka thënë se pas marrjes së raportit do të merren të gjitha veprimet e duhura.

“Ende nuk është ardh raporti i autopsisë dhe nuk kemi dal ende me ndonjë komunikatë po e presim raportin. Përveç që kemi informatat se viktima është gjetur pa shenja jete, ka pas shenja të dhunës në trup. Mirëpo jemi duke i pritur raportin dhe të shohim sesi kanë ardh deri tek ato shenjat në trup”, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari për vrasjen e të miturit 11-vjeçar nga Fushë Kosova është 20-vjeçari, Sefedin Osmani.

Sefedin Osmani, 20-vjeçar është arrestuar pasditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për vrasjen e 11-vjeçarit K.Veseli nga Fushë Kosova.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. i lindur me 1999”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin e 11-vjeçarit, Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), nëpërmjet një konference për media ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Drejtoresha e KOMF-it  Donjeta Kelmendi, tha se kërkojnë që Prokuroria të veprojë menjëherë për zbardhjen e rastit.

“KOMF kërkon veprime të menjëhershme nga Prokuroria për zbardhjen e rastit. Sipas Policisë së Kosovës viktima ka pasur shenja dhune. Raporti mjekësor i autopsisë ka bërë të ditur se viktima ishte dhunuar tri herë dhe plaga ka qenë e freskët. Akoma më shqetësuese mbetet se nëna e viktimës ka thënë se e ka njoftuar Policinë e Kosovës për shqetësimet se fëmija i saj ishte dhunuar nga i njëjti person”, tha ajo.

KOMF kërkon nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetojë nëse ka pasur neglizhencë nga Policia. /Insajderi.com