I hakoi telefonin, miliarderi nxjerr pamjet që “fundosin” Princin saudit

I hakoi telefonin, miliarderi nxjerr pamjet që “fundosin” Princin saudit

Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka publikuar një fotografi në Tëitter, ku shihet ai gjatë një memoriali për gazetarin e vdekur Jamal Khashoggi, në mes të pretendimeve se Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman hakeroi telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, themeluesi i Amazon postoi një fotografi, e cila e tregon atë përkrah të fejuarës së Khashoggit, Hatice Cengiz.

Më pas ata vendosin duart në një memorial guri jashtë konsullatës Saudite në Stamboll, ku supozohet se u torturua për vdekje. Fotografia thuhet se është bërë në 2 tetor 2019, në përvjetorin e vdekjes së Khashoggit. Ai vendosi vetëm një fjalë si përshkrim, ku shkruante: “Jamal”.

Bezos postoi imazhin ndërsa dy raportues të Kombeve të Bashkuara kërkuan një hetim amerikan, pasi pretendohet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite hakeroi telefonin e tij. Salman është akuzuar edhe për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.