I infektuari me COVID-19 del nga shtëpia, policia inicion rast

I infektuari me COVID-19 del nga shtëpia, policia inicion rast

Një person i cili ishte i infektuar me COVID-19, nuk ka respektuar masat e izolimit, duke dalë jashtë shtëpisë së tij, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të cilët thonë se rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në rrugën e Tiranës në Prishtinë.

Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

“Rr. “Tiranës”, Prishtinë 09.11.2020 – 15:30. Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me Covid 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com