I infektuari nga Skenderaj theu rregullin e karantinimit, policia i vihet në kërkim

I infektuari nga Skenderaj theu rregullin e karantinimit, policia i vihet në kërkim

Një person i cili ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ka thyer rregullin e karantinimit.

Bëhet fjalë për të infektuarin nga fshati Abri e Ulët në komunën e Skenderajt, i cili nuk është gjetur nga policia i izoluar në shtëpi, për çka edhe janë vënë në kërkim të tij.

Siç njoftohet nga policia, i dyshuari është larguar nga shtëpia duke rrezikuar të përhapë virusin edhe tek të tjerët.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i rezultuar pozitiv me Covid 19 i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Insajderi.com/