“I janë zbuluar këmbët rastësisht” – rrëfim i personit që e gjeti të vdekur të miturin në Fushë Kosovë

“I janë zbuluar këmbët rastësisht” – rrëfim i personit që e gjeti të vdekur të miturin në Fushë Kosovë

Një i mitur është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë më saktësisht në rrugën “Xhemajl Mustfa”, pasditen e sotme.

Personi që ka parë i pari të miturin pa shenja jeta, ka treguar për rastin. Ai ka thënë se trupin e të miturit e ka gjetur në mbetura.

Thotë se trupi i tij kishte qenë i mbuluar.

“Kam qenë duke pastruar në teras pasi që e kam pastruar të gjithë mbeturinat një jargon ka qenë aty dhe kur e kam ngrehur jorganin i janë zbuluar këmbët. Më nuk e kam prekur fare dhe kemi lajmëruar Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Vdekjen e viktimës gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe Polica e Kosovës.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)”, ka konfirmuar Policia.