I jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

I jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

I është dhënë lamtumira e fundit, 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikçi, i cili vdiq të enjten në Spitalin e Turqisë, njofton Insajderi.

Genti vuante nga një sëmundje e rëndë në mëlçi.

Ai është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, javë më parë kishte njoftuar se ishin mbledhur të gjitha mjetet e nevojshme financiare për shërimin e 9-vjeçarit.

Hyseni ka falënderuar të gjithë shqiptarët që ndihmuan në mbledhjen e mjeteve për t’i mundësuar shërim tashmë të ndjerit Gent Nikçi.

“E pata shumë të vështirë të flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po në shenj falënderimi ndaj shqiptarëve i thash pak fjalë për ty engjëll. Lamtumirë Gent Nikçi, ki me na mungua shumë fizikisht por në zemrat tona do të jesh përjetësisht. Faleminderit secilit shqiptarë në Kosovë e diasporë që na bashkoj i madhi Zot në solidarizimin human për të qenë afër Gentit në momentet jetike por që Zoti e deshi më shumë e unë besoj se shpirti i tij nga sot është në qiell ne mes engjëjve”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com

E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per…

Posted by Adnan Hyseni on Friday, April 23, 2021