Është varrosur gazetarja dhe këngëtarja, Violeta Rexhepagiqi.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se sot është varrosur Violeta Rexhepagiqi.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin familja e ngushtë e Rexhepagiqit si dhe ministrja Dumoshi.
“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona.
Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ndërroi jetë mëngjesin e 16 prillit.
Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e…
Gepostet von Vlora Dumoshi am Samstag, 18. April 2020