I konfiskohet një grumbull armësh, arrestohet ferizajasi

I konfiskohet një grumbull armësh, arrestohet ferizajasi

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë tij i janë gjetur dhe konfiskuar një grumbull armësh.

Sipas Policisë së Kosovës armët janë të llojit: një pushkë gjuetie, një bajonetë, dy shpata, një pushkë ajrore, një palë dylbi, 148 fishekë kalibrash të ndyshëm, një boks hekuri dhe një shtizë.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.