
Policia gjermane është vënë në kërkim të një grabitësi, i cili pasi vodhi qindra euro nga një pikë karburanti, i ktheu sërish atje pas pak orësh.
Sipas policisë, një grabitës i maskuar hyri në zyrën e një pike karburanti të qytetit të Griesheimit dhe i kërkoi punonjësit që t’i mbushte me paratë e xhiros ditore çantën që kishte me vete, përpara se të zhdukej në errësirën e natës.
Policia filloi kërkimin e tij pas njoftimit, ndërkohë që, pas dy orësh, grabitësi shkoi sërish në pikën e karburantit dhe i hodhi paratë përpara derës së zyrës për t’u larguar edhe një herë pa u diktuar nga forcat e rendit, përcjell Atsh.