I mbeti hatri, Xhensila nuk i shkon më në emision moderatorit kosovar

I mbeti hatri, Xhensila nuk i shkon më në emision moderatorit kosovar

Mbrëmjen e djeshmë në emisionin “Ndrrimi i natës” ka qenë i ftuar reperi shqiptar Don Phenom. Gjatë lojës  ‘Haje ose thuaje’, reperi i ka bërë moderatorit Alaudin Hamiti një pyetje pikante.

“Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse stë pëlqen?”, e ka pyetur reperi, mirëpo Alaudini ka refuzuar të përgjigjet dhe ka ngrënë një spec djegës duke zbuluar më vonë se arsyeja se përse nuk është përgjigjur është se për shkak të kësaj pyetje është zënë  me Xhensila Myrtezajn.

“Joo a e din pse është? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna dhe Xhensila. Edhe I ftuari më ka pyetur cila prej tyre më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, tregoi moderatori teksa më vonë  zbuloi se Xhensilën e kishte ftuar  në emision, por ajo nuk ka pranuar sepse i ka mbetur hatri.

“Edhe Xhensiles I ka mbetur hatri që atëhere. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision , në fakt këto koleget e mija e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: “Jo se s’më pëlqen moderator”, ka përfunduar ai.