fbpx

I mbijetoi dy luftërave botërore deri më sot- mësoni rreth katedrales së famshme të Parisit

I mbijetoi dy luftërave botërore deri më sot- mësoni rreth katedrales së famshme të Parisit

Në mes të shumë monumenteve franceze, katedralja mesjetare Notre Dame mbartë historinë më të gjatë mbi vete, shkruan Insajderi.

Me një gjatësi prej 130 metrash, 48 metra i gjerë dhe 35 metra i lartë, kjo katedrale e stilit gotik është më shumë se 800 vite e vjetër.

Është në një ishull të vogël të quajtur Ile de la Cite në mes të lumit Siena.

Punimet në ndërtimin e katedrales zgjatën rreth 200 vitesh , ku filloi në vitin 1163 dhe mbaroi në 1345.

Katedralja ka rëndësi të madhe historike ku shumë perandor u kurorëzuan brenda saj , si Henri VI i Anglisë dhe Napoleoni në vitin 1804.

Gjithashtu brenda katedrales Notre Dame, në mesin e shumë artefakte historike, është órgano  e shquar e shekullit të 17-të me të gjitha pjesët e saj ende funksionale. Ka edhe vizatime, plane dhe gdhendje të cilat tregojnë misteret e vjetra dhe të fshehta të disa prej zhvillimeve të kishës dhe si erdhi në jetë qyteti i Parisit.

Fatkeqësisht katedralja u përfshi nga flakët sot.

Arsyeja mendohet të jenë ndërtimet që kanë qenë duke u bërë afër saj./Insajderi.com