I neglizhuar nga Barcelona

I neglizhuar nga Barcelona

Gazeta prestigjioze Marca ka bërë një shkrim sot duke thënë se Barcelona është duke e neglizhuar tej mase futbollistin Ansu Fati.

Gazeta pretendon se 17 vjeçari është më i mirë se 160 milionëshi Philippe Coutinho, 120 milionëshi Antoine Griezmann dhe 100 milionëshi Ousmane Dembele.

Futbollisti i La Masia, ka paraqitje fantastike sa herë që luan, këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit, ku shënoi për Barcelonën në fitore 2:0 ndaj Leganes.


Ja dhe statistikat e këtyre katër futbollistëve për Barcelonën:

Ansu Fati 2019/20                                                       17 ndeshje, 5 gola 1 asistim në La Liga.

Antoine Griezmann 2019/20                                    28 ndeshje, 8 gola, 4 asistime në La Liga.

Ousmane Dembele (i lënduar) 2019/20                 5 ndeshje, 1 gol në La Liga.

Philippe Coutinho (Bayern M.) 2018/19                 34 ndeshje, 5 gola 2 asistime në La Liga.


/Insajderi.com/