I ngacmojnë vajzën seksualisht në shkollë – babai raporton rastin në polici

I ngacmojnë vajzën seksualisht në shkollë – babai raporton rastin në polici

Një sulm seksual ka ndodhur në një shkollë në Komunën e Pejës, gjatë ditë së djeshme.

Këtë rast e ka raportuar në polici, babai i vajzës 14-vjeçare, raporton Gazeta Insajderi.

Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 27.12.2019 – 07:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në objektin e shkollës fillore, i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij viktimën femër K/Shqiptare e lindur në vitin 2005. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com