
Më shumë se 2 mijë persona kanë përfunduar në spital në tërë Japonisë, ndërsa dy kanë vdekur si pasojë e të nxehtit që këtë vend e kanë goditur gjatë fundjavës por edhe sot.
Temperaturat kanë kaluar 39 gradë në pjesën perëndimore të Japonisë, derisa në pjesët qendrore është shënuar temperatura 38 gradë Celcius.
Ndërkohë, zyra Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se temperaturat e larta ekstreme mund të zgjasin disa ditë.
Nga ana tjetër, 209 njerëz gjetën vdekjen në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në të gjithë vendin.