I nxehti i madh shkrinë edhe ndërtesat në Skoci

I nxehti i madh shkrinë edhe ndërtesat në Skoci

Në Mbretëri të Bashkuar temperaturat kanë shkuar në nivele tejet të larta për dallim nga vendi jonë, ku aktualisht po mban mot me shi.

Temperaturat shkuan më lartë se 30 gradë C në Skoci, duke shënuar kështu një rekord prej 32 gradë C, në ditën më të nxehtë të Skocisë në 23 vjet.

Çatia e një ndërtese në Skoci, e cila supozohet të jetë “e qëndrueshme ndaj çdo moti”, filloi të shkrihej nga i nxehti i madh, transmeton Gazeta Express.

Pamje nga atje shfaqin skena të pabesueshme, sikur të ishin nxjerrë nga ndonjë film horror.

Fotografitë dhe videot e publikuara në internet u bënë shpejt viral.