I paraburgosuri me probleme psikike sulmon gardianin

I paraburgosuri me probleme psikike sulmon gardianin

Një person me të meta psikike, i paraburgosur në Burgun e sigurisë së lartë, ka sulmuar fizikisht një gardian, duke u i shkaktuar lëndime trupore, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 01:45, derisa i dyshuari po merrte tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rasti është hapur si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“QKUK Prishtinë 09.04.2021 – 01:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore./Insajderi.com