I pari i shëndetësisë: Situata pandemike po menaxhohet

I pari i shëndetësisë: Situata pandemike po menaxhohet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për 480 raste të infektuara me Covid-19 në Kosovë, tha se situata po menaxhohet.

Ka theksuar, se aktualisht në Kosovë janë në dispozicion 2600 teste për Covid-19.

“Situata është e menaxhueshme por rastet e reja janë raste të infektuara më herët. Kësisoj, jemi detyruar të marrim masa të reja më rigoroze e strikte, në kuptimin e mbajtjes së distancës sociale që mos të rriten rastet. Nuk e dimë akoma në cilën fazë jemi, por duke parë në vendet tjera, nëse s’marrim masa të vazhdueshme do të hyjmë në një fazë që s’do t’ia doja asnjë vendi, se po të hyjmë në këtë fazë, gjithçka bëhet e pamenaxhueshme”, tha Vitia në Interaktiv, shkruan Insajderi.

Sipas ministrit Vitia, edhe pse përmirësimi i motit është lajm i mirë, masat në qytete nuk u respektuan dhe nisi relaksimi, që sipas tij, është i panevojshëm.

“Prandaj u detyruam t’i marrim këto masa. Kemi shpresë që pas një kohe të filloj të zbres numri i të infektuarve”, u shpreh Vitia.

I pari i shëndetësisë tha se pjesa më e madhe e të infektuarve,  janë në gjendje realitivisht të mirë, ai tregoi se kanë në dispozicion edhe rreth 100 respiratorë.

“Në ndërkohë janë edhe 50 respiratorë nga fondet që ka ndarë qeveria për Covid-19. Nga fondet e EU dhe OBSH-së, pritet të vijnë edhe 50 respiratorë. Në fillim të majit do të vijnë edhe disa respiratorë dhe ideja është që t’i kemi diku mbi 250 respiratorë”.

Ministri në detyrë Vitia tha se “në dispozicion janë rreth 2600 teste”.

“2000 mijë teste vijnë nga një operator ekonomik, deri në 3 mijë teste vijnë nga UNDP”, tha Vitia.

Vitia thotë se 1 mijë teste vijnë nesër në Kosovë.

Lexo edhe: 

Ish shefat e Arben Vitisë marrin hise në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë