I pari që publikoi pamjet e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë, viziton Karaçevën

I pari që publikoi pamjet e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë, viziton Karaçevën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ishte i pari që i publikoi pamjet ku shihej se forcat serbe patrullonin gjatë ditës së djeshme në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka vizituar këtë zonë sot, njofton Insajderi.

Bajqinovci gjatë qëndrimit të tij në këtë fshat ka vizituar familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të njërit prej restauranteve në Karaçevë, i cili dje kishte njoftuar për hyrjen e xhandarshmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij.

“Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij”, ka shkruar Bajqinovci deri sa ka biseduar edhe me disa banorë që biseduam në atë vend të cilët i kanë shprehur shqetësimin se “pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë”. /Insajderi.com/