I përmendi në këngën e re, Fero iu kërkon falje Motrave Mustafa

I përmendi në këngën e re, Fero iu kërkon falje Motrave Mustafa

Fero në orët e para të ditës së sotme publikoi këngën e re me titull “1 e keni”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Reperi këtë projekt e solli si ‘diss’ për Noizyn, ndërsa në tekstin e këngës i përmendi edhe Motrat Mustafa.

Por, me anë të një postimi në Instagram, Fero iu bëri thirrje fansave që të tregojnë respekt për dy artistet në fjalë, ngase dissi nuk është për to.

“Fansa du me ju lajmru diqka, ju lutna mos disrespektoni Motrat Mustafa, nAsni mnyr dissi nuk osht per ato, dissi osht ju e dini per kon. Kerkoj falje Motrav Mustafa edhe kom respekt per juve”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni edhe këngën, ku Fero i përmendi Motrat Mustafa.

Ushqimet më të preferuara gjatë karantinës