I plagosuri në Gradicë të Drenasit vazhdon të jetë në rrezik për jetën

I plagosuri në Gradicë të Drenasit vazhdon të jetë në rrezik për jetën

Gjendja shëndetësore e personit i cili u plagos të hënën në Gradicë të Drenasit, ku mbet i vrarë djali i tij i mitur, po vazhdon të jetë e rëndë.

Shefi i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, në një prononcim për Insajderi-n, tha se ai vazhdon të jetë në rrezik për jetën, pasi ka lëndime të rënda në pjesën e kokës.

“Gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e rëndë. Nuk mund të themi ende që e ka kaluar rrezikun për jetë. Lëndime janë serioze dhe janë në pjesën e kokës”, deklaroi Uka.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 20:00, në një mal në afërsi të shtëpisë së viktimave. Për këtë rast të dyshuar janë dy persona, të cilët janë dorëzuar në polici.

Rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Insajderi.com