I preken 18 qytetarë nga Koronavirusi, Agim Aliu ka një thirrje urgjente për institucionet qendrore

I preken 18 qytetarë nga Koronavirusi, Agim Aliu ka një thirrje urgjente për institucionet qendrore

Në komunën e Ferizajt dje 18 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin COVID-19.

I pari i kësaj komune ka thënë se po bëjnë çdo gjë për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë theksonse QKMF-të nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, konsideron se janë marrë masat e nevojshme si nivel lokal, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, sipas tij, nuk është e mjaftueshme kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orar të caktuar.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm të hidhen shiritat për ndalim, sepse qytetarët po i kalojnë ato dhe po frekuentojnë nëpër sheshe. Pra, i gjithë fokusi jonë duhet të jetë se çfarë të bëjmë me kohën kur është lëvizja e lirë sepse ajo është duke cenuar sigurinë e shëndetit publik dhe mund të shndërrohet në një mundësi më shumë për përhapjen e COVID-19”, thotë Aliu, shkruan Insajderi.

Aliu tha se QKMF-të në Ferizaj nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

“Vazhdueshëm kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi kërkesa nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, qoftë nga spitali regjional se janë të pamjaftueshme materialet, respektivisht masat që ata i kërkojnë. Po presim që qeveria të ndajë më shumë kontingjente për të gjitha komunat përfshirë edhe komunën e Ferizajt. Në mënyrë që të jetë më mbështetëse ndaj atyre që janë duke bërë luftën, dhe atyre që në fakt ne duhet t’i mbrojmë sepse pa ata ne nuk mund të bëjmë luftën për ata që janë të infektuar”./Insajderi.com

Edhe 23 raste të reja në Kosovë me koronavirus