I priti Reusit penalltinë, ja çka thotë Ter Stegen pas ndeshjes

I priti Reusit penalltinë, ja çka thotë Ter Stegen pas ndeshjes

Portieri i Barcelonës, Marc Ter Stegen, ka thënë se e ka dëshmuar kualitetin e tij ndaj Borussia Dortmundit.

Gjermani priti një penallti dhe shumë gjuajtje në barazimin 0:0.

“Njerëzit e dinë se çfarë jam në gjendje të bëj”, tha ai.

“Kam gjithmonë besim në vetën time, në paraqitjet e mija, dhe sot ka qenë dita që e ka vërtetuar këtë”.

“Luajtëm mirë sot, por duhet të përmirësohemi ende në disa drejtime. Një pikë është një rezultat real”, ka thënë Ter Stegen.

Barcelona në fundjavë luan ndaj Granadas, pastaj me Getafen dhe Villarrealin.