I propozon të dashurës me unazën në hamburger, shpërthen rrjeti nga talljet

I propozon të dashurës me unazën në hamburger, shpërthen rrjeti nga talljet

Një vajzë që pritet të jetë nuse e ardhshme ka marrë shumë mesazhe talljeje në rrjet pasi publikoi propozimin që i dashuri i saj i kishte bërë: unaza e fejesës në mes të një hamburger të madh të McDonald’s

Propozimet për martesë janë aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e  dasmës, kur tërheqin të gjitha vështrimet, sidomos me uljet në gjunjë.

Shumica e grave ëndërrojnë për një diamant xixëllues në një dorë me  manikyr të përsosur, por në fakt doli një nuse që do të mund të ketë nevojë për të pastruar yndyrën nga unaza e saj, pasi i dashuri e nguli brenda një burgeri.

Fotoja ka marrë më shumë se 18 000 pëlqime në rrjet dhe ka  grumbulluar më shumë se 10.000 komente pasi është bërë menjëherë virale, me njerëz të paaftë që të përmbajnë horrorin e tyre për këtë propozim.

Njerëzit e kanë quajtur atë mënyrën më të keqe për të kërkuar që dikush të martohet me ty, duke e quajtur atë një “McNightmare” (McMankthi).

Një person tha: “Ky ishte McËndrra e dikujt.

Dhe një tjetër pyeti: “A do të jesh Mcgruaja ime?”

Njerëz të tjerë sugjeruan të zëvendësohej  unaza me një rreth qepe, ndërsa disa pretendonin se do të kishin preferuar unazën e tyre në një copë pule.