I quajti shqiptarët terroristë – Haradinaj pritet ta shkarkoj zv/ministren Mikiç

I quajti shqiptarët terroristë – Haradinaj pritet ta shkarkoj zv/ministren Mikiç

Zëvendësministrja e Drejtësisë, nga komuniteti serb Vesna Mikiç,  i quajti shqiptarët terrorist. Ajo tha se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda qeverisë se kryeministri Ramush Haradinaj pritet që së shpejti ta shkarkoj zëvendësministriren Mikiq, për shkak të kësaj deklarate.

Shkarkimin e saj, përmes një reagimi publik e ka kërkuar edhe deputetja Ganimete Musliu ka thënë se “kjo zv.ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona”.

“Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar por jo deri në pafundësi. Ndytësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkojë të jetoj në ‘shtetin e saj sovran’”, ka shkruar Musliu.

Musliu i kërkon Haradinajt shkarkimin e ministres serbe

Musliu kërkoi shkarkimin e saj, reagon zëvendësministrja serbe